Top News- Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Gjykata e Elbasanit lë në burg Nevzat Spahon
06/12/2025 15:22

Nevzat Spaho 29 vjecari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 nëntorit, u la në qeli me vendim të gjykatës së Elbasanit. Gjyqtari Elis Dine pranoi kërkesën e prokurorit të ccështjes Gjegji Ceka për caktimin e masës së sigurisë arrest në burg ndaj të riut, person i njohur për policinë si person me precedentë të theksuar kriminalë. Deri në këtë fazë të hetimeve që po kyren organi I akuzës janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Mirakë të Librazhdit. Përvec Spahos, më herët në burg u lanë edhe Xhino Ago ortak i biznesmenit Mëhalla, gjithashtu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim. Dëshmitë e familjarëve të viktimës për marrëdhëniet shumë të mira familjare mes dy ortakëve duket se nuk e kanë bindur prokurorin e ccështjes. Në masë sigurie "arrest me burg" gjykata la edhe 52 vjecarin Kujtim Pisha, baba i dy fëmijëve, roje në objektin pranë të cilit ndodhi ngjarja, i akuzuar për moskallëzim të krimit. Policia e shtetit vazhdon kërkimet me qëllim arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim lidhur me të njëjtën ngjarje, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit. Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me armë zjarri në kokë mbrëmjen e 30 nëntorit ku mbeti i vdekur në vend. Kamerat e sigurisë treguan se atentati u krye nga një person I vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip audi në drejtim të Librazhdit.

Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12