Në masa të forta sigurie, Sokol Mjacaj i cili akuzohet për tre vepra, më e rënda ajo e vrasjes në rrethana cilësore, u soll nga regjim 41 Biss në gjykatën e Apelit në Tiranë, ku iu konfirmua masa e arrestit me burg. Mjacaj vrau të burgosurin Arben Lleshi në burgun e Peqiinit, krim i cili dyshohet se e kreu me porosi, mësohet të ketë thënë para togave të zeza vetëm frazën ‘jam dakord me avokatin’.