Autori i vrasjes Sokol Mjacaj, viktima Arben Lleshi dhe i plagosuri Indrit Shaqja, janë tre persona me rekorde të theksuara kriminale në fushën e vrasjeve. Mjacaj u dënua me burgim të përjetëshëm nga Gjykata e Apelit Shkodër, vendim që u la në fuqi në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë, për një vrasje të dyfishtë të kryer në 3 korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit.