Top News – Vrasësit janë rrugëve të vendit! Fajtorët dalin të pafajshëm me vendime gjykate
25/06/2021 19:15

Shqiptarët u zgjuan të premten e 25 qershorit me një lajm tronditës. Një familje e tërë u shua pas një aksidenti fatal që ndodi në autostradën Levan-Vlorë. Makina e zezë ku brenda ishin 3 të rinj me një shpejtësi skëterrë 200 km/h përplasi mjetin tip “Toyota” brenda së cilës gjendeshin 4 pjesëtarët e familjes Gushi, të sapo kthyer nga Greqia. Eduarti me Silvanën 44 dhe 33 vjeç, si edhe dy vajzat e tyre, Anastasia dhe Eva njëra 14 dhe tjetra 9 vjeçe nuk janë më. Jeta e tyre, ende e pa nisur mirë, iu ndërpre në mes nga goditja fatale e makinës së zezë të vdekjes. Tre të rinjtë, u kthyen në “pilotët e vdekjes”, shkaktarë që një familje të shuhet tërësisht. Tre të rinjtë që udhëtonin brenda makinës luksoze, e cila duhet të jetë bërë dhuratë nga baballarët e tyre, janë sot edhe shembulli i asaj që po përjetojmë çdo ditë në çdo qytet të Shqipërisë. Të asaj adoleshentët qarkullojnë me makina të markave të fundit dhe nuk ngurrojnë të bëjnë gara makina, duke na kujtuar skenat e filmit “Fast&Furios”. Të etur për famë, ato kryejnë veprime të shfrenuara duke na rrezikuar jetën çdo ditë secilit prej nesh. Jeta në Shqipëri çdo ditë e më shumë po vlen pak pasi aty ku tabela rrugore të kërkon që të mos i kalosh 60 kilometra, “pilotët e vdekjes” nuk pyesin, por fluturojnë në rrugë me mbi 200 kilometra në orë. Kjo thyerje e çdo rregulli vjen si pasojë e parasë dhe krahëve të ngrohta që kanë shkelësit e ligjit falë njohjeve të tyre, apo prindërve të kamur, duke i bërë ato të paprekshëm. Nuk janë të pakta rastet kur ngjarjet e rënda të aksidenteve, janë harruar nga gjykatat, ku policët, gjyqtarët e prokurorët pasi korruptohen, i nxjerrin fajtorët të pafajshëm, me një dënim të lehtë apo u nxjerrë nga burgu. Një familje u shua, dy engjëjve iu pre jeta ende pa nisur mirë dhe ne ende do të dëgjojmë nga goja e ekspertëve dhe zyrtarëve se “aksidentet ndodhin kudo”, por ky argument justifikues duhet të ndalet së përdoruri një herë e mirë

Top Channel/ Zhdukja e dy shtetasve në Gjirokastër, Dosja shkon në Gjykatë
23/12 22:02
Top News- E-Albania jashtë funksionit/ Probleme teknike me sistemin, mungon aksesi
23/12 20:44
Top Channel/ Shtohet turizmi dimëror, më shumë kërkesa për Korçën dhe Beratin
23/12 20:01
Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12 19:56
Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12 19:54
Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12 19:51
Top Channel/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë
23/12 19:27
Top News- Aksident i rëndë në Maliq, makina merr para 65-vjeçarin
23/12 18:48
Top News – Përgjuan prokurorët e SPAK. Mbyllen hetimet për ish kreun e burgjeve dhe dy personave
23/12 17:34
Top Channel/ Hetimet u mbyllën për Agim Ismailajn, ish-drejtori i burgjeve del nga SPAK
23/12 17:13
Top News – Një akt mirësie në festat e fundvitit. Raiffeisen Invest surprizë për fëmijët në QSUT
23/12 17:03
Top Channel/ “Tani jam rikuperuar dhe…”, mesazhi i Parashqevi Simakut, ç’paralajmëron këngëtarja
23/12 16:50
Top News – Konfiskohen 3 mln euro pasuri. Gjirokastër, dyshohen produkt i kultivimit të hashashit
23/12 16:46
Top News – Rama, batuta për dy vëllezërit binjakë, njëri me medalje, tjetri jo
23/12 16:42
Top News – Miti i Sizifit, Rama – Rruga është më e rëndësishme se mbërritja
23/12 16:41
Top News – Maturanti me të gjitha 10-ta. Kryeministri Rama – Po kjo pikë e zezë, asnjë nëntë
23/12 16:41
Top News – ‘Në majë arrijnë ata, që janë gati të paguajnë çmim për ëndërrat’ Rama me maturantët
23/12 16:40
Top News – ‘Gërdeci’, SPAK pret ende letërporosi. Prokuroria ‘gjen’ ish sekretaren që s’është pyetur
23/12 16:36
Top News- Dy të zhdukurit në Sarandë/ Prokuroria e Sarandës çon për gjykim tre persona
23/12 15:39
Top News – Hapet toka në Turqi, fermerët në panik / 700 gropa të mëdha në zemrën bujqësore të vendit
23/12 15:21
DIGITALB DIGITALB