Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila tronditi pasditen e së martës Tiranën, ku në zonën e Don Boskon, në një lokal, një atentat me armë zjarri kallashnikikov la të vdekur një person, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur. Erion Cela mbeti vitkimë e këtij sulmi, ndërsa 4 personat e tjerë të cilet mbetën të plagosur janë Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj 19 vjeç, Edmond Crroj 41 vjeç daja i viktiëms dhe Blerim Çela vëllai i viktimës.