Hetimi për vrasjen e dy grave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit në Romë dhe për vrasjen e një transgjinoreje, kanë vijuar intensivisht nga autoritetet italiane, ku së fundmi, një person I vili dyshohet të jetë pjesë e klanit mafioz të drejtuar nga Michele Senese, u vendos në pranga. Mediat italiane përcjellin se identifimimi i autorit të dyshuar, u bë përmes kamerave të sigurisë në zonat ku ndodhën vrasjet e dy grave me origjinë nga Kina dhe një transgjinorje. 51 vjecari i identifikuar si Giandavide De Pau, edhe më parë ka qenë nën hetim për ngacmime seksuale dhe trafiqe ilegale.