Përshkoi 50 km për 3 orë, 15 minuta e 57 sekonda me një shok skuadre të vecantë duke hyrë në Librin e rekordeve Guinness. Kjo është historia e 36 vjecarit, nga predappio Lorenzo Lotti që në Holandë, duke shtyrë karrocën e të birit Raimondo, vetëm 7 muajsh vendosi një rekord të ri në specialitetin "Fastest 50 km pushing a pram", duke thyer me një kohë të ndjeshme rekordin e mëparshëm prej 4 orësh e 30 minuta.