Gjatë kontrolleve policia gjeti në fshatin Halil një makinë tip toyota duke u djegur. mjeti dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit mafioz të ndodhur në Rinas. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën katër armë zjarri që dyshohet se u përdorën në ngjarjen kriminale. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.