Tirana do të jetë zona e vetme ku do implementohet projekti pilot per votimin dhe numerimin elektronik ne zgjedhjet e 25 Prillit. Pasi palet nuk gjeten gjuhen e perbashket, KQZ vendosi qe ky proçes të shtrihet vetem në 52 qendra votimi ne kryeqytet per shkak edhe te mungeses se kohes dhe parave qe kerkon projekti. Kryekomisioneri Shteteror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi beri me dije se njesia numer 8 ose ajo numer 3 ne Tirane mund te jene te pershtatshme per realizimin e pilotimit pasi secila prej tyre ka nje numër prej 52 qendrash votimi.