Top Channel/ “Idiot”! Avokatët reagojnë ashpër pas fyerjes së prokurorit në sallën e gjyqit
12/07/2025 21:17

Pasi prokurori i SPAK Behar Dibra fyeu në sallën e gjykatës një mbrojtës që po parashtronte kërkesat për klientin e tij, ka reaguar ashpër Dhoma e Avokatëve. “Nuk do dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”, ishte shprehja gjatë gjykimit e prokurorit Behar Dibra që ka shqetësuar dhomën e avokatisë e cila e denoncon publikisht për denigrim personal të avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës. Në reagimin e dhomës së avokatisë shprehet shqetësimi për sjelljen e prokurorit Dibra gjatë seancës së datës 10 korrik dhe dënon me forcë gjuhën e papërshtatshme duke e konsideruar cënim të rëndë të dinjitetit profesional dhe shkelje flagrante të parimeve të procesit të rregullt ligjor me barazi të palëve. Mbi të gjitha thuhet më tej sjellja e prokurorit përbën shkelje të kodit të etikës së një prokurori. Procesi ku ndodhi incidenti njihet si gjyqi i plumbit të artë. Rezulton se në këtë gjykim veç Gentian Rumanos është denigruar nga i njëjti prokuror edhe avokatja Elda Zotaj. Tensionet në seancat e fundit që nuk po zhbllokohen lidhen me kërkesat e avokatëve për të marrë dëshmitë e Erjon Alibej, ndërkohë që prokuroria refuzon t’i vendosë në dispozicion. Çështja mbetet në pritje për të dëgjuar të penduarin e tretë Skerdi Tase. Ndërkohë Dhoma e Avokatisë thotë se do të monitorojë jo vetëm këtë proces por edhe të tjera ku prokurorët cënojnë standardet. Nga ana tjetër për gjykime të ndryshme si dëgjuese e të dyja palëve edhe e prokurorisë edhe e avokatëve, gjykata ka gjobitur prej fillimit të vitit deri më tani 25 avokatë të cilët kanë munguar pa arsye. Shumat vajojnë nga 20 mijë deri në 100 mijë lekë.

Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34