Pasi e siguroi emrin si i katërti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, këtë herë nga partia Socialiste, Nasip Naço ka nisur fushatën. Një risi e tij është një mesazh që u ka dërguar qytetarëve të Beratit, teksa u kërkon votën për në zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një sms-je Naço shkruan se: “I larguar nga eksperimentet e dështuara politike të LSI, kërkoj mbështetje tuaj për të votuar si kandidat me Nr.4 të Partisë Socialiste”.