Mjekët e familjes kanë ngritur shqetësimin se vonesa në kryerjen e tamponëve dhe marrja e përgjigjes së tyre, po përkeqëson situatën e pandemisë së covid 19 ne vendin tonë. Në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, mjekë të familjes folën për problematikat më të cilat përballen në punën e përditshme gjatë trajtimit të pacientëve me koronavirus. Sipas tyre përveç vonesës së tamponit për kryerjen e analizës së Covid që së bashku me përgjigjen vonon 10 ditë, deri para një jave mungonte një protokoll zyrtar mjekimi që vështirësonte punën.