Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka reaguar ndaj sulmeve më të fundit ruse në Ukrainë, duke i cilësuar si një përshkallëzim të dhunshëm që shpërfill përpjekjet diplomatike dhe po shkakton viktima të shumta mes civilëve. Ajo theksoi se BE-ja qëndron krah Ukrainës dhe do të vijojë të shtojë presionin mbi Moskën përmes sanksioneve të reja.