Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim për vjedhje në bankën ku punonte. Ajo u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve të bankës. Bëhet fjalë për Berinda Bulkun e cila vidhte nga llogaritë e klientëve të saj në bankën ku punonte. Ndaj 37-vjeçares, gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ajo akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Burime nga policia e Durrësit pohojnë se selia qendrore në Tiranë e bankës së nivelit të dytë është vënë në dijeni pas ankesave të shumta të qytetarëve, që denonconin zhdukjen pa gjurmë të parave nga llogaritë e tyre. Dëmi i shkaktuar përllogaritet në disa mijëra euro, ndërsa dyshohet se aktiviteti i 37 vjeçares përmes ndërhyrjes së paligjshme në llogaritë bankare të qytetarëve është shtrirë në kohë prej të paktën disa muaj.