Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë një shumë të konsiderueshme parash. 30-vjeçari ra në prangat e policisë pasi nga veprimet hetimore dyshohet më datë 2 gusht të këtij viti ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën "Mihal Popi".