Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Vëzhgimi". Si rezultat u arrestua shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale "Vjedhja".