Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi vodhën një automjet në një pikë lavazhi në "Plazhin e Ri", në Vlorë. 22-vjeçari Arben Zanaj dhe një 17-vjeçar me inicialet A. H., u arrestuan pas 30 minutash ndjekje nga forcat blu dhe u bë i mundur bllokimi i automjetit. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat “Shqiponja”, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i kontrollit të territorit, lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij.