Top Channel/ Çahet rruga Librazhd-Përrenjas, kufizohet lëvizja me një korsi
19/02/2026 22:19

Çahet rruga Librazhd-Prrenjas pranë vendit të quajtur “Arrat e Gurrës” duke përbërë rrezik për përdoruesit e këtij aksi rrugor. Rrëshkitjet e tokës përgjatë luginës së Lumit Shkumbin prej disa ditësh kanë krijuar një çarje masive në asfalt e cila tashmë është kthyer në rrezik duke detyruar autoritetet të bllokojnë njërën korsi duke e rregulluar qarkullimin me një korsi përmes semaforëve. Sipas njoftimit zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë me masa paraprake emergjente për të parandaluar aksidente të mundshme dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Në koordinim me Policinë e Shtetit, duke nisur nga dita e sotme do të aplikohet kufizim i lëvizjes me një korsi në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja dhe do të vendoset semafor për disiplinimin e trafikut, me kalim të alternuar të mjeteve. Këto masa janë vlerësuar si të domosdoshme për të shmangur çdo incident në një segment që për shkak të dëmtimeve të terrenit paraqet rrezik të shtuar. Në fazën e dytë të ndërhyrjes do të realizohet një korsi provizore në të majtë të trupit të rrugës, me qëllim rikthimin e qarkullimit në dy sense dhe lehtësimin e trafikut. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim dhe respektim të sinjalistikës rrugore, duke theksuar se kufizimet janë të përkohshme, por të domosdoshme për garantimin e sigurisë rrugore në këtë aks të rëndësishëm që lidh Lindjen me Juglindjen e vendit. Përpos punimeve dhe kaosit që aktualisht është i pranishëm çdo ditë në këtë aks të rëndësishëm kombëtar, kjo shembje do të rëndojë trafikun dhe vështirësinë e lëvizjes në këtë rrugë.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12