Ministri i Financave Ervin Mete ka komentuar rritjen për herë të parë të vlerësimit të Standard&Poor’s për Shqipërinë, gjetjet e raportit të vlerësimit dhe efektet që pritet të ketë për vendin tonë një vlerësim i tillë. Në një deklaratë për mediat, ministri thekson se ky vlerësim nxit vendosmërinë për të synuar një rritje më të lartë ekonomike për vendin.