Senati amerikan miratoi në mënyrë unanime një rezolutë që e dënon presidentin rus, Vladimir Putin, si kriminel lufte. E ky ishte një shou i rrallë uniteti në kongresin thellësisht të ndarë. Rezoluta u prezantua nga senatori republikan Lindsey Graham dhe u mbështet nga senatorët e të dyja partive, duke inkurajuar gjykatën kriminale ndërkombëtare në hagë dhe vendet e tjera, të vendosnin në shënjestër ushtrinë ruse në një hetim të krimeve të luftës të kryera gjatë pushtimit rus të Ukrainës.