Top News/ ‘Vjell’ llavë dhe tym pa u ndalur / Vullkani në Islandë shpërthen prej dy ditësh
30/05/2024 14:20

Një vullkan në Islandë vazhdon të nxjerrë tym dhe llavë për të dytën ditë radhazi, por era që fryn pritet të largojë gazin mbytës larg kryeqytetit Reykjavik, thanë autoritetet. Shpërthimi, i pesti që nga dhjetori, ishte më i fuqishmi në zonë që kur sistemet vullkanike në gadishullin Reykjanes u aktivizuan, tre vjet më parë, pasi kishin qëndruar në gjumë për tetë shekuj. Qyteti i Grindavikut, ku vetëm pak njerëz janë kthyer, pasi llava shkatërroi shumë shtëpi në fullim të vitit, iu nënshtrua sërish urdhërit për evakuim e po ashtu edhe laguna e famshme blu, aty pranë, një atraksion i madh turistik. Aktiviteti vullkanik u zbut mbrëmjen e të mërkurës por mbeti i qëndrueshëm gjatë natës, tha në një deklaratë agjencia e Mbrojtjes Civile. Nuk pati ndërkohë raportime për të lënduar. "Erërat perëndimore priten sot dhe ndotja nga gazi mund të përhapet më pas në lindje mbi Islandën jugore," tha agjencia. Sensorët treguan se cilësia e ajrit mbeti "shumë e mirë" brenda dhe përreth kryeqytetit, ndërsa një stacion më afër shpërthimit tregoi se ajri atje ishte "i pashëndetshëm për personat e ndjeshëm". Lava të mërkurën rrodhi mbi rrugën kryesore që shkon drejt Grindavikut dhe imazhet në mediat lokale të enjten treguan se ajo ishte pjesërisht e mbuluar nga një masë e madhe shkëmbinjsh të zinj, të tharë. Rrjedha e llavës arriti gjithashtu digat e ndërtuara rreth grindavikut, që e detyruan të devijonte në perëndim të qytetit.

Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49