Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07/2025 15:31

Një parashikim i frikshëm se si do të fillojë Lufta e Tretë Botërore është zbuluar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Shefi i aleancës ka paralajmëruar se Xi Jinping dhe Vladimir Putin do të nisin pushtime të njëkohshme, duke e vënë planetin nën kërcënimin e Armagedonit bërthamor. Kina do të fillonte duke kërkuar të merrte Tajvanin, ndërsa do të sigurohej që shefi i Kremlinit të sulmonte njëkohësisht territorin e NATO-s. Duke theksuar nevojën urgjente për tu riarmatosur dhe për të rritur buxhetet ushtarake, Rutte i tha Neë York Times: “Le të mos jemi naivë: Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai së pari do të sigurohej që t’i telefononte partnerit të tij Putin, dhe t’i thoshte: ‘Hej, unë do ta bëj këtë dhe kam nevojë që ti të bësh tënden për t’i mbajtur të zënë të gjithë në Evropë duke sulmuar territorin e NATO-s’. “Kjo është me shumë mundësi mënyra se si do të përparojë kjo.” Rutte shpjegoi se për të “dekurajuar” dy vendet e fuqishme, ka dy gjëra që duhet të bëhen. “Njëra është që NATO, kolektivisht, të jetë aq e fortë sa rusët nuk do të guxojnë të provojnë dhe së dyti, të punojmë së bashku me Indo-Paqësorin, diçka që Presidenti Trump po e promovon shumë. Sipas disa raporteve të fundit, rusia mund ta rindërtojë ushtrinë e saj në një kapacitet shqetësues që në vitin 2027. Ato parashikojnë që Putin do të mund ta vendosë ushtrinë e tij në pozitë lufte dhe të testojë naton duke evokuar Nenin 5. Kjo mund ta bëjë Kremlinin të vendosë ta lërë Ukrainën të qetë, por në vend të saj putin do të mund të angazhohej në një sulm ndaj vendeve të NATO-s në Baltik.

Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56
Top News – Sherr në BE për Buxhetin 2028-2034 / Kërkohet arritja e një marrëveshjeje deri në dhjetor
26/11 11:49
Top News – Trump vendos tarifa të reja / Shënjestron Kinën, BE-në dhe 12 vende të tjera
26/11 11:46
Top News – Tërbohet natyra, batica të frikshme / Dallgë 9 metra të larta mbi brigjet e Kalifornisë
26/11 11:45
Top Channel/ Britania përgatitet për luftë? Thirrje mobilizimi për 100.000 ish-ushtarakë!
26/11 11:36
Top Channel/ ‘Të gjithë mbajmë briskun me vete’, Koreshi-Peleshit: Ne punojmë me kanar, akti…
26/11 11:35