Viti i ri ka nisur me këmbë të mbarë edhe për qeverinë. Duke nisur nga kjo e shtunë, 1 janar, vendi ynë do të nisë mandatin 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Lajmi i mirë u bë me dije nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka duke thënë se ky mandat nuk është një dhuratë që i ra Shqipërisë nga qielli.