Greqia ka konfirmuar rastin e parë të të ashtuquajturit human meta pneumo viros, HMPV. Rasti është regjistruar në Selanik. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolao. Lajmin e kanë shpërndarë edhe mediat greke dhe priten deklaratat zyrtare të mjekëve. Bëhet fjalë për meta pneumo virusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët.