Partia opozitare Tisza e Hungarisë, e udhëhequr nga Péter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke i dhënë fund pushtetit 16-vjeçar të Viktor Orban, në një rezultat që ka të ngjarë të riformësojë marrëdhënien e vendit me BE-në. Më pak se tre orë pasi qendrat e votimit u mbyllën të dielën, Orbán pranoi humbjen pas asaj që e përshkroi si një rezultat zgjedhor “të dhimbshëm, por të qartë”. “E përgëzova partinë fitimtare”, u tha Orban mbështetësve në Budapest. “Ne do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe atdheut tonë edhe nga opozita”. Partia Tisza e Hungarisë fitoi shumicën parlamentare në Kuvendin me 199 ulëse, duke I dhënë mundësinë për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet kryesore. Por cfarë do të thotë ky rezultat për Hungarinë dhe botën?