2 mijë e 670 familje në Lezhë kanë përfituar nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur. Lajmin e mirë e beri me dije vetë ministrja Ogerta Manastirliu, e cila permes një postimi në Facebook, ka bërë publike disa foto të ardhjes së foshnjeve në jetë, në Maternitetin e ri të Lezhës. Manastirliu shprehet se në këtë maternitet ofrohet shërbim mjekësor i kualifikuar, në infrastrukturë të standardeve bashkëkohore.