Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës i cili u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja, është pritur në takim nga Tonin Vocaj, drejtuesi operacional për rendin dhe sigurinë në Komisariatin e Krujës. Takimi vjen pasi ky I fundit ka marrë mesazhe kërcënuese në Facebook. “Do e shohësh çfarë do të bëj kur të takohemi nga afër”, është ky kërcënimi që ka ardhur në adresën e 43 vjeçarit, në mesazhin ku përmenden dhe plumbat.