Konfindustria kritikoi Ministrinë e Financave për buxhetin e vitit të ardhshëm, që është duke u shqyrtuar në Kuvend. Teksa vendi po përballet me një krizë ekonomike që rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve, Konfindustria e konsideron të papranueshme faktin që nuk është parashikuar asnjë ulje taksash dhe detyrimesh.