Reshjet e shiut në nivele rekord që ranë në Vietnamin qendror ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje të jashtëzakonshme, që deri tani ka marrë jetën e 52 personave, ndërkohë që raportohet edhe për të zhdukur. Dëmet materiale vlerësohen mbi 100 milionë dollarë. Sakaq 68 mijë banesa janë përmbytur dhe mbi 70 mijë persona janë evakuuar. Bujqësia ka pësuar humbje të rënda, ku 15 mijë hektarë oriz janë shkatërruar, ndërsa mijëra kafshë kanë ngordhur ose zhdukur. Rrugët kanë pësuar dëme të mëdha, me rrëshqitje dherash ndërsa infrastruktura hekurudhore dhe ajrore është e dëmtuar rëndë.