Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka vjedhur në vendin ku punonte. Ardit Dede ishte shpallur në kërkim, pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit të datës 3 korrik që i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i riu, gjatë kohës që punonte në një lokal privat, ka përvetësuar në mënyrë të përsëritur shuma parash nga fitimet ditore, duke i shkaktuar dëm ekonomik pronarit të biznesit.