Top News – Videoja prekëse, heronjtë e Sidneit / Çifti përpiqet të ndalë autorin, më pas vriten
16/12/2025 15:27

Një tjetër qytetar hero u përpoq të ndalonte një nga sulmuesit në masakrën e plazhit Bondi në Sydney por fatkeqësisht u qëllua për vdekje. Emri i tij ishte Boris Gurman, 69 vjeç. Gruaja e tij, Sofia, 61 vjeç, ndërhyri gjithashtu dhe humbi jetën bashkë me të. Sipas Sydney Morning Herald, çifti ishte i pari nga 15 viktimat e sulmit. Boris dhe Sofia, banorë hebrenj të Bondit, duhej të festonin 35-vjetorin e martesës në janar, raporton BBC. Një video e fundit, tregon Gurman, një mekanik në pension, duke u përleshur me një nga sulmuesit dhe duke i marrë armën, përpara se të dy të bien në tokë. Ai më pas ngrihet dhe duket se e godet sulmuesin me pushkë. Besohet se sulmuesi më pas ka rrëmbyer një armë tjetër zjarri, të cilën e përdori për të vrarë atë dhe gruan e tij. "Ndërsa asgjë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e humbjes së Borisit dhe Sofias, ne ndiejmë krenari të jashtëzakonshme për guximin dhe vetëmohimin e tyre", tha familja. "Kjo tregon qartë se kush ishin ata: njerëz që instiktivisht dhe me vetëmohim kërkonin të ndihmonin të tjerët". Gruaja që ka publikuar videon e regjistruar nga kamera në makinën e saj, tha se Gurman, nuk kishte vrapuar për tu larguar, por ishte hedhur drejt rrezikut, duke përdorur të gjithë forcën e tij për të rrëmbyer armën dhe të luftonte deri në vdekje". Një person tjetër që tha se kishte qenë dëshmitar i ngjarjes i tha agjencisë australiane të lajmeve 9Neës: "Ai ishte një hero. Ai u përpoq ta ndalonte që në fillim, para se të nisnin të shtënat në plazh. Ai e vuri veten në rrezik”.

Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
DIGITALB DIGITALB