Astronauti amerikan Frank Rubio, i cili theu rekordin për fluturimin më të gjatë të vazhdueshëm në hapësirë nga një amerikan, dhe dy kozmonautë rusë zbarkuan në stepën e Kazakistanit të mërkurën pas më shumë se një viti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Kapsula e tyre Soyuz MS-23 u hoq nga stacioni hapësinor një minutë më herët se sa ishte planifikuar dhe iu deshën rreth tre orë e gjysmë për të arritur në Tokë, duke u ulur në juglindje të qytetit të Zhezqazghan.