Banorët e Rrjollit e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku me pankarta në duar kanë kërkuar që ky institucion të mbrojë pronat e tyre. Në shenjë revolte, protestuesit kanë goditur me vezë godinën e SPAK, ndërsa mbajnë banera me dokumentet e pronësisë që disponojnë.