Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen për shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik, që ka kërkuar përfshirjen e Alfred Ballës, kreu të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në procesin e vettingut. Për Ballën, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mori vendim me argumentimin se ai nuk mund të jetë subjekt rivlerësimi pasi është shkarkuar nga posti i ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë në vitin 2017.