Mes vettingut për prokurorë e gjyqtarë që ka nisur në vitin 2018 dhe Operacionit “Forca e Ligjit”, duket se nuk ka asnjë ngjashmëri. Por në misionin e tyre, e përbashkët është pasuria. Ata që shkarkohen nga vettingu pasurinë në apartamente, dyqane, pallate, apo qendra tregtare e kanë vendosur gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa ata të “listës së zezë” të OFL e kanë përfituar nga aktiviteti kriminal.