“Vetëm një tjetër manipulim rus”, ka qenë reagimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, se është dakord për një armëpushim 30-ditor me Ukrainën. Në një deklaratë, presidenti ukrainas i përshkruan fjalët e Putinit si "shumë të parashikueshme" dhe "shumë manipuluese" dhe thotë se presidenti rus po përgatit një refuzim të propozimit të armëpushimit. "Putini, natyrisht, ka frikë t'i thotë drejtpërdrejt Presidentit Trump se ai dëshiron të vazhdojë këtë luftë, ai dëshiron të vrasë ukrainasit” tha Zelensky.