2 ditë pas vrasjes së 48-vjeçarit Arian Gosa dhe pas negociatave me familjarët autori i kësaj ngjarjeje, Habib Rexha është vetëdorëzuar në polici. Arratia e tij zgjati vetëm 48 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur të dielën, kur ekzekutoi me plumb në kokë, Arian Gosën, teksa ky i fundit ishte në një lokal të qytetit së bashku me të atin. Kanë qenë familjarët e Rexhës, që kanë arritur ta bindin atë që të vetëdorëzohet në polici.