Akademia Studimeve Politike publikoi Raportin e Monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore gjatë muajit shkurt. Sipas vëzhgimit, në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar 5 ligje, 2 vendime qeverie dhe 1 vendim i këshilli bashkiak. Këto akte ligjore, theksoi raporti, sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër-mujore para zgjedhjeve.