Kadastra e Durrësit është zhvendosur në Prezë të Tiranës, së bashku me agjencitë e Tiranës, Krujës dhe Kavajës. Të njëjtin fat për t’u vendosur në të njëjtën godinë të Tirana Business Park bëhet e ditur se do të kenë dhe Kadastrat e Lezhës dhe Vlorës. Personeli i tyre duhet të udhëtojë çdo ditë drejt ambjenteve të reja për të kryer detyrën, ndërsa shërbimet për qytetarët janë larguar nga zonat e tyre të banimit, apo ku kanë pronën duke vështirësuar qoftë dhe marrjen e vërtetimeve të thjeshta që dëshmojnë nëse ke ose jo një pronë në territorin që mbulon drejtoria vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.