Ministria e Punëve të Jashtme në Norvegji njoftoi se kishte dëbuar nga vendi 15 oficerër të inteligjencës ruse, me akuzën se janë angazhuar në aktivitete që nuk përputhen me statusin e tyre diplomatik. Sipas ministrisë, të 15 oficerët e inteligjencës ruse ishin punonjës të ambasadës ruse në Oslo dhe pas një monitorimi të zgjatur, u vu re përfshirja e tyre në çështje që nuk lidhen me misionin e qëndrimit atje.