Ish-kryedemokrati, njëherësh numri një i grupimit të njohur si Demokratët Euroatlantikë, ka reaguar sërish lidhur me vendimin e maxhorancës socialiste për të mos dërguar në kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesën e kryeparlamentares Elisa Spiropali për opinion nga Komisioni i Venecias, Basha e konsideron si një tentativë për të kamufluar atë që e konsideron si puç kushtetues.