Agjencia izraelite e spiunazhit Mossad vendosi eksplozivë brenda 5000 pagerave të blerë nga grupi libanez Hezbollah muaj përpara shpërthimeve të së martës, i tha Reutersit një burim i lartë sigurie libanez dhe një burim tjetër. Operacioni ishte një shkelje e paprecedentë e sigurisë së Hezbollahut që coi në mijëra pagera të shpërthyer në të gjithë Libanin, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke plagosur rreth 3,000 të tjerë, duke përfshirë luftëtarët e grupit dhe të dërguarin e Iranit në Bejrut.