Vendosen në liqenin e Shkodrës në kufirin shtetëror me Malin e Zi, shenjat e reja ndarëse të pajisura edhe me sinjal ndriçues. Në zbatim të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi "Për rindërtim dhe riparimin e shenjave të kufirit në vijën e kufirit shtetëror Shqipëri-Mali i Zi" nënshkruar në 6 nëntor 2009, nga data 17 deri në datën 21 Gusht 2020, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, punoi dhe realizoi rivendosjen e 6 shenjave kufitare ujore të reja në vijën e kufirit shtetëror në liqenin e Shkodrës.