Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë për në 21 tetor vendimin për gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo. Ky i fundit akuzohet se më 14 shkurt të vitit 2019 vendosi të lironte me kusht nga burgu Gert Gjinararin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në një spital në Milano të Italisë.