Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr Qipron nga embargoja e armëve edhe për vitin e ardhshëhm, në një vendim që pritet të acarojë edhe më shumë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë. Sipas Departamentit të Shtetit, Qipro përmbush kriteret për t’u përjashtuar nga embargoja dhe për vitin e ardhshëm mund të hyjë në bisedime për blerjen e armatimeve amerikane, drejtpërdrejt nga SHBA, ose përmes palëve të treta.