Këshilli i ministrave ka akorduar fondin prej më shumë se 16 miliardë lekë, saktësisht 16 198 330 089 (gjashtëmbëdhjetë miliardë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë milionë e treqind e tridhjetë mijë e tetëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga termeti në gjithë Shqipërinë, jashtë territorit të Bashkisë së Tiranës.