Britania nuk bën asnjë hap pas nga plani i dëbimit të emigrantëve të paligjshëm, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë. ‘The Sun’ raporton se ministrat britanikë po shqyrtojnë anashkalimin e ligjeve ndërkombëtare dhe ndryshime në kuadrin ligjor, që do sillnin një tjetër trajtim për emigrantët që pretendojnë se janë trafikuar drejt Mbretërisë së Bashkuar.