Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka takuar këtë të premte shefin e sektorit të krimit të organizuar në SPAK, prokurorin Altin Dumani, ku i ka shprehur vlerësimin maksimal për rezultatet e deritanishme. Nëpërmjet një postimi në tëittet, diplomatja amerikane ka paralajmëruar se SPAK do të vijojë të japë gjithnjë e më shumë rezultate, të cilat tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.