Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë për të pestin vit radhazi në një klasifikim të përvitshëm që kryhet nga Kombet e bashkuara dhe që sërish ka vendosur Afganistanin në fund të listës, si më pak i lumturi, me Libanin që ndodhet vetëm pak pikë mbi të. Serbia, Bullgaria dhe Rumania kanë regjistruar rritjen më të madhe në mirëqënie. Rënia më e madhe në klasifikim ndërkohë është ajo e Libanit, venezuelës dhe afganistanit.