Top News – Vendi i tretë Arab/ Sudani `pajtohet` me Izraelin
23/10/2020 22:26

Sudani do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, duke u kthyer kështu në shtetin e fundit të Ligës Arabe që vepron kështu. Armiqësia mes dy vendeve është e hershme; ajo daton që prej krijimit të shtetit hebre. Kthesa e madhe vjen disa javë pas hapave të ngjashëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Të dyja këto vende u bënë të parat në Lindjen e Mesme që e kanë njohur Izraelin në 26 vjet. Jordania ka nënshkruar marrëveshje për paqe me Izraelin në 1994, dhe Egjipti më 1979. Rritja e numrit të vendeve arabe që formalizojnë lidhjet me Izraelin është dënuar nga palestinezët, të cilët i konsiderojnë këto veprime si tradhti ndaj kauzës së tyre.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e konfirmoi dhe vete se shteti i tij do të nisë normalizimin e lidhjeve me Sudanin, duke e konsideruar këtë vendim si “nisje të një epoke të re” në rajon. kreu I ekzekutivit sudanez Abdalla Hamdok, sqaroi se qeveria e tij është duke punuar “drejt marrëdhënieve ndërkombëtare që i shërbejnë më së miri njerëzve tanë”. Marrëveshja pason vendimin e kushtëzuar të presidentit Trump për ta larguar Sudanin nga lista amerikane e vendeve që sponsorojnë terrorizimin, nëse ky vend i Afrikës Veriore paguan kompensimin ndaj viktimave amerikane të sulmeve terroriste. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se fundi se për këtë qëllim, Sudani ka transferuar në llogari 335 milionë dollarë.

Top Channel/ Ministri izraelit aksidentohet me makinë, po kthehej nga një skenë krimi! Dyshohet se….
26/04 22:58
Top Channel/ Inteligjenca ukrainase kryen sulm kibernetik ndaj partisë ruse? Çfarë dihet deri tani
26/04 22:57
Top News/ “El Nino” po vret hipopotamët, thatësira po kërcënon gjithë Afrikën
26/04 22:48
Top News/ U shit për një birrë, por sot vlen miliona euro. Ekspozohet piktura e Van Gogut
26/04 22:44
Top Channel/ “Vijojnë përgatitjet për funeralin e Mbretit Charles”, reagon Pallati: Kanceri…
26/04 21:44
Top Channel/ Protestat pro-palestineze përhapen në të gjithë SHBA-në. Blinken: Pjesë e demokracisë
26/04 20:04
Top Channel/ Protestat e studentëve në SHBA kundër luftës në Gazë, marshime në të gjithë vendin
26/04 20:03
Top Channel/ Ukraina “zhduk” tanket amerikane Abrams, si po i shkatërron Rusia
26/04 18:50
Top Channel/ “Po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA”, Blinken akuza Kinës: Kemi parë prova!
26/04 18:35
Top Channel/ Zjarri në biznesin e çiftit ukrainas! 2 britanikë në akuzë, ndihmuan inteligjencën ruse
26/04 18:33
Top Channel/ “Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë”, zyrtari: Netanyahu…
26/04 18:32
Top Channel/Suedia do vendosë tanke në Letoni: Forcimi i sigurisë së Baltikut, më urgjent se më parë
26/04 18:31
Top News/ Ukraina arrin deri në Moskë / Shkatërron helikopterin në aeroportin e kryeqytetit rus
26/04 15:52
Top News/ Mbreti Charles, shumë i sëmurë / ’Përgatitje për më të keqen’, nis plani ‘Menai Bridge’
26/04 15:49
Top News/ Bjellorusia çon trupat në kufi me Poloninë / Kërcënon Lukashenko:Kemi armë bërthamore ruse
26/04 14:17
Top News/ Protesta pro Palestinës në universitete/SHBA, s’ka ceremoni diplomimi për 60 mijë studentë
26/04 14:15
Top News/ Jemi nën kërcënim nga SHBA! Rusia i kërkon aleatëve më shumë stërvitje në Azi
26/04 14:14
Top News/ Si po përgatitet bota për Trump 2 / Aleatët po ‘lëvizin’, takime e biseda telefonike
26/04 14:08
Top News/ Bashkë për tankun e të ardhmes…Franca dhe Gjermania, një hap më tej, gati në 2040-ën
26/04 13:54
Top News/ SHBA dhe Kina, partnerë, jo rivalë / Xi Jinping i thotë Blinken: Kemi punë për të bërë
26/04 13:39